A mundem të votoj?

Nuk është e nevojshme të jeni britanik për të votuar. Shumë banorë emigrantë kanë të drejtë vote në Mbretërinë e Bashkuar. Plotësoni formularin tonë dhe do të merrni një email që konfirmon nëse keni të drejtë të votoni.

Disa komunitete emigrantësh kanë të drejtë të plotë vote, ndërsa për të tjerët, e drejta për të votuar varet nga vendi ku jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga koha kur kanë filluar të jetojnë këtu. Sigurohuni që ta plotësoni mjetin më shumë se një herë nëse keni më shumë se një shtetësi, pasi secila prej tyre mund t'ju japë të drejta të ndryshme vote.

Ju lutemi, vini re se të gjitha të drejtat e votës varen nga fakti që keni leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar. Për më shumë hollësi, shihni udhëzuesin e Komisionit Zgjedhor.( Electoral Commission Guide)

Më poshtë do të gjeni gjithashtu tabelën tonë të thjeshtë dhe të lehtë për t'u kuptuar mbi të drejtën e votës.

Pse duhet të regjistroheni për të votuar?

Politikanët zgjidhen për të zbatuar politikat që ndikojnë në jetën tonë, sepse pushtetin e marrin nga çdo votues individual. Në çdo zgjedhje, shohim politikanë që u premtojnë qytetarëve se si do ta përmirësojnë jetën tonë. Megjithatë, vazhdimisht shohim politikanë dhe partitë politike që propozojnë politika të cilat vetëm sa do ta vështirësojnë jetën e migrantëve në Mbretërinë e Bashkuar.

1 në 6 banorë të zakonshëm në Angli dhe Uells kanë lindur jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Ne përbëjmë një pjesë të rëndësishme të popullsisë! Megjithatë, interesat tona shpesh anashkalohen. Vetëm 66% e banorëve të kualifikuar nga BE-ja dhe vendet e Commonwealth-it janë të regjistruar për të votuar, ndërsa mbi 1 milion banorë emigrantë nuk kanë fare të drejtë vote!

Prandaj, është e rëndësishme që emigrantët në mbarë Mbretërinë e Bashkuar të regjistrohen dhe të votojnë.

*A 'qualifying' Commonwealth citizen is someone who has leave to enter or remain in the UK, or who doesn't require that leave.

Burime për Regjistrimin e Votuesve

Akár saját regisztrációjához van szüksége segítségre, akár közössét szeretné támogatni a regisztrációban, az alábbi linken érheti el anyagainkat (angol nyelven):Akár saját regisztrációjához van szüksége segítségre, akár közössét szeretné támogatni a regisztrációban, az alábbi linken érheti el anyagainkat (angol nyelven):

Pavarësisht nëse keni nevojë për ndihmë për t'u regjistruar për të votuar, ose dëshironi të mbështesni komunitetin tuaj që të regjistrohet për të votuar, mund t'i gjeni burimet tona këtu (në anglisht).

  • Video që shpjegojnë si të regjistroheni për të votuar në secilin prej vendeve të Mbretërisë së Bashkuar

  • Një udhëzues në format xhepi për regjistrimin e votuesve (kopje të shtypura ofrohen sipas kërkesës)

  • Një regjistrim të një Takimi Komunitar (Community Call) mbi mënyrën se si të ndihmoni komunitetet tuaja të regjistrohen për të votuar

  • Lista kontrolli (checklists) për fushata derë më derë (canvassing), organizimin e aktiviteteve ose stendave informative, si edhe për mbrojtjen dhe sigurinë (safeguarding)

  • Një lidhje për të regjistruar aktivitetin tuaj të regjistrimit të votuesve – ne shpërblejmë arritjen e objektivave!

  • Një lidhje për t'u bashkuar me Komunitetin WhatsApp të MDP-së, për t'u koordinuar me grupe të tjera që mund të jenë duke organizuar aktivitete në zonën tuaj.